MENU
klinika

Garantoni qytetarët se...

Policia nis trajnimet/ Ambasadori i OSBE del me një thirrje

26.03.2019 - 09:39

Teksa sot ka nisur trajnimi i punonjësve të Policisë së Shtetit për procesin zgjedhor të 30 qershorit, i pranishëm është edhe ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt.

Gjatë fjalës së tij në trajnim, Borchardt tha se policia duhet të garantojë njerëzit se rezultatet përfundimtare pasqyrojnë vullnetin politik të të gjithë shoqërisë shqiptare.

Borchardt: “Megjithëse diskutimet politike kanë potencialin e ulët se besimi publik në proceset themelore demokratike të organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, unë jam i sigurt se sjella profesionale e institucioneve publike, duke përfshirë edhe policinë e shtetit mund të shtojnë tek njerëzit garancinë se vota e tyre me të vërtet është e vlefshme dhe se rezultatet përfundimtare pasqyrojnë vullnetin politik të të gjithë shoqërisë shqiptare. Kam besimin se policia e shtetit do të jetë asnjanës në këtë proces kaq të rëndësishëm dhe do të sillet me profesionalizëm dhe dinjitet”.

policia.aplikimet-konica.al

Nga ana e tij, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se pritshmëria do të jetë e lartë për zbatimin e ligjit.

Ardi Veliu: “Shembull i qartë i kësaj janë proceset zgjedhore të viteve të mëparshme ku Policia e Shtetit i ka kryer më së miri detyrat e saj, e shprehur kjo dhe në raportet e strukturave të specializuara ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet dhe nga partnerët tanë që asistojnë Policinë e Shtetit. Edhe për këto zgjedhje pritshmëritë për veprimtarinë e Policisë së Shtetit do të jenë cilësisht në rritje dhe të orientuara drejt zbatimit korrekt të ligjit. Këtij qëllimi i shërben dhe trajnimi i të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, trajnim i cili fillon sot me drejtuesit qëndrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit e do të vijojë më pas me të gjithë punonjësit që do të përfshihen në këtë proces”.