MENU
klinika

Plagosja e efektivit të FNSH-së

Policia paralajmëron: Do shikohen pamjet filmike

09.03.2019 - 12:47

Vjen reagimi i parë pas plagosjes së një efektivi te FNSH-së në protestën e opozitës zhvilluar paraditen e sotme në Fier, pak para se kryeministri Rama te niste takimin në këtë qytet.

“Grupi hetimor do të analizojë provat dhe pamjet filmike për të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e sulmit ndaj punonjësit të rendit”- njofton policia.

Njoftimi i policisë:

“Sot paradite, në vendin e quajtur “ETC” u grumbulluan për të protestuar rreth 150 protestues me pankarta dhe zhurmues.

fnsh-konica.al

Gjatë protestës pati tentativa për të çarë kordonin policor, si dhe u goditën me sende të forta forcat e Policisë.

Për pasojë u plagos në kokë një punonjës policie i FNSH-së, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Fier.

fnsh-konica.al

Grupi hetimor do të analizojë provat dhe pamjet filmike për të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e sulmit ndaj punonjësit të rendit.”