MENU
klinika

Të dhënat

Politika e strategji për industrinë agropërpunuese

27.03.2019 - 14:37

Politikat & Strategjitë për industrinë agropërpunuese që prezantohen më poshtë, ndër të tjera synojnë që të mundësojnë vënien në efiçiencë të sistemit të agrobiznesit, ku të tre hallkat që e përbëjnë atë të jenë në akordancë dhe të mund të ndikojnë dhe të kenë impakte mbi njëra tjetrën, në mënyrë të tillë që … “fermeri t’a konsiderojë fermën e tij si “aneks” të ndërmarrjes agropërpunuese dhe vehten e tij si ‘punëtor të pjesshëm të ndërmarrjes agropërpunuese.”…

Në këtë kontekst dhe për të qënë më konkret, dobi të zhvillimit të agroindustrisë, vlerësojmë se duhet të projektohen dhe implementohen disa Politika & Strategji dhe konkretisht:

1. Mbështetje me përparësi për industrinë agropërpunuese, në mënyrë që kjo e fundit të bëhet financuese indirekt dhe promotori i zhv. të bujqësisë
2. Mbështetje me përparësi për implementimin e strategjive të mirëmenaxhimit të cilësisë
3. Mbështetje me përparësi për implementimin e ,,praktikave të mira të punës“ në industrinë agropërpunuese
4. Mbështetje me përparesi për reduktimin e kostove të transaksioineve në industrinë agropërpunuese, me fokus: nxitjen dhe stimulimin e strategjive të integrimit vertikal, si dhe stimulimin e organizimeve të tipit „klaster“
5. Mbështetje me përparesi për makineritë dhe teknollogjitë e reja
6. Diferencime në politikat & strategjitë mbështetëse për industrinë agropërpunuese sipas filierave, pasi problematika me të cilën ato përballen nuk është e njëjtë.
Le të evidentojmë më poshtë disa vlerësime më analitike, lidhur me argumentat se pse kjo politikë/strategji, mënyrën e implementimit të tyre, si dhe përfitimet potenciale të mundëshme.

Pse & Si një politikë mbështetëse e drejtëpërdrejtë për industrinë agropërpunuese?

Sjellim në vëmëndje të strukturave politikëbërëse dhe vendimarrëse se industria agropërpunuese punon kryesisht me lëndë të parë me bazë importi dhe se ndikimi i saj mbi fermat e prodhimit është inegzistentë. Kjo do të ishte një situate e pa pranueshme për prodhuesit bujqësorë, për të mos folur për problematikat që lidhen me cilësinë e lëndëve të para, kostot e larta të transaksioneve etj.

A. Çfarë Politikë/Strategji?

Përballë situatës së mësipërme, kërkohet mbështetje me përparësi për industrinë agropërpunuese, në mënyrë që kjo e fundit të bëhet financuese indirekt dhe promotori i zhvillimit të bujqësisë në vënd.

B. Pse kjo Politikë/Strategji?

Duke konsideruar ndikimet e ndërsjellta dhe në këtë kontekst edhe përfitimet potenciale që vijnë si pasojë e integrimeve mes hallkave në sistemin e agrobiznesit, Politika/Strategjia e mësipërme do të mundësojë arritjen e një numëri përfitimesh të rëndësishme që vijnë si pasojë e nxitjes mes aktorëve dhe e rrtijes së rolit të tyre në treg.

C. Si implementohet kjo Politikë/Strategji?

Si mund të funksionojë strategjia e mbështetjes me përparësi për industrinë agropërpunuese. Normalisht, industria përpunuese e lëndëve të para me origjinë bujqësore (specifikisht për një numër filierash), duhet të ndërtojë dhe të fuqizojë lidhjet e saj me ferma komerciale (pse jo dhe ½ komerciale) të prodhimit bujqësor. Që të mundësohet kjo, ka ardhur koha (pse jo që ka kaluar) që mbështetja shtetërore për prodhuesit bujqësore duhet të realizohet përmes strategjisë së mësipërme, pra përmes industrisë agropërpunuese, në mënyrë që kjo e fundit të bëhet financues indirekt dhe promotori i zhvillimit të bujqësisë, sikundër mund të shihet dhe në skemën më poshtme.

Një politikë mbështetëse për agroindustrinë

Rezultatet e pritura nga kjo Politikë/Strategji.

Sjellim në vëmëndje se një Politikë/Strategji e tillë do të mund të sjellë/ofrojë një numër përfitimesh të rëndësishme si për prodhuesit ashtu dhe industrinë përpunuese. Më konkretisht:

Përftime ekonomike:

• Reduktim të kostove të transaksioneve për përpunuesit.
• Më shumë integrim mes fermave të prodhimit & industrisë përpunuese.
• Tregje të sigurta për prodhuesit e lëndëve të para.
• Mbështetje financiare (por dhe jo vetëm financiare) për prodhuesit.
• Më shumë mundësi për zhvillimin e bujqësisë.
• Rritje të rolit të aktorëve në zinxhirin e vlerës, e për pasojë dhe të nivelit të përfitueshmërisë.
• Më shumë mundësi për sig. në kohë, sasi & cilësi të lëndëve të para.
• Më shumë mundësi për lidhje të qëndrueshme mes llojit të lëndëve të para dhe lloit të produktit që do të prodhojë agroindustria.
• Më shumë mundësi për të prodhuar me emër marke.

Çështje të cilësisë dhe të mirëmenxhimit të saj

Është fakt se në vitet e fundit prodhimi nga industria agropërpunuese është rritur, por se vëllimi i prodhimeve të exportuara është shumë i ulët dhe për më tepër, cilësia mbetet një problem i madhë.

A. Çfarë Politikë/Strategji?

Në këtë kontekst, propozohet ,mbështetje me përparësi për implementimin e strategjive të mirëmenaxhimit të cilësisë.

B. Pse kjo Politikë/Strategji?

Në konsiderim dhe të shqetësimeve të shoqatave të biznesit ne propozoimë këtë Politikë/Strategji, pasi është fakt që poltikat/stragjitë e deritanishme nuk i kanë kontribuar aspak problematikave që lidhen me mirëmenaxhimin e cilësisë, ndërkohë që kjo përbën problem themelor sa ju takon çështjeve që lidhen me exportet, çmimet, sigurinë ushqimore etj.

C. Si implementohet kjo Politikë/Strategji?

Në konsiderim të prognozimit dhe të implementimit të kësaj politike, ndër të tjera, ne propozojmë konsiderimin e problematikave (dhe mbështetje të drejtëpërdrejtë në disa drejtime ) që shoqërojnë çështjet e menaxhimit të cilësisë sipas fazave, si më poshtë:

Faza e I:
• Mbledhja e informacionit rreth problemeve të cilësisë, sigurisë ushqimore, si dhe zgjidhjeve adekuate.
• Zgjedhja e metodës apo qasjes më të përshtatshme të cilësisë me idenë e promovimit të saj.

• Përcaktimi i një plani për veprim dhe konsultim me grupet e interest.
• Përfshirja e profesionistëve të fushës së meanxhimit, cilësisë dhe sigurisë ushqimore, aktorëve te tjerë të interesuar, si dhe komunitetin e kërkuesve.

Faza II:

• Krijimi i institucioneve për mbrojtjen e publikut (nga cilësia e ulët e produkteve dhe pasiguria e tyre).
• Përcaktimi nga ana e ministrive përkatëse të menaxherëvë (pozicioneve në administratë) përgjegjës për cilësinë (po ashtu edhe bizneset duhet të bëjnë të njëjtën gjë, dukë përcaktuar një pozicion të tillë pune në organigramën e tyre).
• Zhvillimi i një plan trajnimi në lidhje më cilësinë (agjensitë shtetërore si edhe bizneset), i lidhur me projekte konkrete.
• Përcaktimi i projekteve pilot për të testuar metodat e cilësisë dhe sigurisë dhe për të demostruar se çfarë mund të arrihet.
• Përcaktimi dhe testimi i një set-i standartesh (me nivele të ndryshme arritjesh).
• Përcaktimi nga pikëpamja legjislative i të drejtave konsumatore dhe apo i politikave mbrojtëse.

Faza III:

• Përcaktimi i një seti kryesor standartesh.
• Vlerësimi i metodave për vlerësimin e jashtëm të bizneseve.
• Vlerësimi dhe shpërndarja e informacionit mbi projektin pilot.
• Zhvillimi i një plani/qasjeje për konsumatorët që të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë.
• Përmirësimi i të dhënave (në terma cilësorë dhe sasiorë) që lidhen më cilësinë.

Faza IV:

• Startimi një projekti për të testuar metodat/qasjet në problemet më të vështira të cilësisë dhe sigurisë.
• Testimi i metodave/qasjeve të përmirësimit të procesit.
• Prezantimi i metodave për llogaritjen e kostos së cilësisë.
• Lidhja e cilësisë me financën dhe prodhimin në matjen e performancës së çdo biznesi.
• Adresimi i vështirësive financiare në kontekstin e përmirësimit të cilësisë.
• Zhvillimi i një raporti kombëtar mbi cilësinë dhe sigurinë e produkteve ushqimore.

Faza V:

• Vlerësimi i eksperiencës së fituar dhe planifiko stratgjinë e së ardhmes bazuar në problemet dhe eksperiencën aktuale të qasjeve më efiçiente nga pikëpamja e kostove.

. Rezultatet e pritura nga kjo Politikë/Strategji.

Sjellim në vëmëndje se një Politikë/Strategji e tillë do të mund të sjellë/ofrojë një numër prfitimesh të rëndësishme.

Më konkretisht:
• Më shumë mundësi për produkte më cilësore.
• Më shumë mundësi për export.
• Më shumë për çmime konkuruese.
• Siguri ushqimore.
• Më shumë mundësi punësimi.
• Më shumë të ardhura./ Universiteti Bujqësor i Tiranës

Cilat kompani do të largojnë mijëra punëtorë?

Sektori i industrisë gjermane, më i prekuri nga kriza!

Më të paguarit, sektori financiar dhe…

Sa kushton një orë pune në Shqipëri?

Sa do të jenë vlerat për çdo sistem të miratuar

Vendimi/ Qeveria financon familjet për ngrohjen!