MENU
klinika

Shtesa natyrore e popullsisë

Popullsia tkurret frikshëm, Shqipëria drejt shuarjes

05.03.2019 - 08:52

Sipas disa të dhënave të publikuara nga INSTAT, vihet re se diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve, që përcakton shtesën natyrore të popullsisë po ngushtohet me shpejtësi vit pas viti.

Kjo paralajmëron faktin se numri i vdekjeve në Shqipëri shumë shpejt do të jetë më i lartë se numri i lindjeve.

Sa ishte shtesa natyrore e popullsisë në 2018?

-Sipas të dhënave të INSTAT, shtesa natyrore e popullsisë ishte 7130 persona.

-Ky numër është niveli më i ulët që nga 1948, vit kur përfundoi Lufta e Dytë Botërore.

-Në 2018 lindën 28.934 foshnje. Kjo shifër ka pësuar një renie prej 6.3% krahasuar me një vit më parë.

Numri i vdekjeve:

-Në 2018, numri i vdekjeve ishte 21.804 persona. Kjo shifër ka pësuar një rënie prej 1.9% krahasuar me një vit më parë.

Bazuar në këto të dhëna vihet re se shtesa natyrore e popullsisë është përkeqësuar.

Kjo për arsye se rënia e numrit të lindjeve është më e lartë se rënia e numrit të vdekjeve.

Shtesa natyrore ndër vite:

-Në 1990, shtesa natyrore e popullsisë ishte 64 mijë persona, rreth 5300 fëmijë në muaj.

-Rreth 28 vite më vonëm ky numër ka rënë 9 herë.

Numri i martesave në rënie dhe indeksi i fertilitetit:

-Këto dy faktorë lajmërojnë se numri i lindjeve do të jetë në rënie edhe në të ardhmen

-Në 2017, numri i martesave ishte 11% më e ulët se në 2010.

-Në vitet 1960, indeksi i fertilitetit ishte 6.8 lindje për grua.

-Ky indeks në 2017 pësoi një rënie, ku mesatarja arriti në 1.48 fëmijë.

Çfarë paralajmërojnë demografët?

-Sipas tyre rënia e numrit të lindjeve është element i rrezikshëm për rënien e popullsisë dhe i parikuperueshëm./ E.S