MENU
klinika

Në Nju Jork

Posteri i Ava Max në sheshin më të njohur

09.03.2019 - 12:57

Një tjetër këngëtare shqiptare ka hyrë prej pak kohësh në tregun e muzikës botërore. Ava Max fitoi vëmendjen e publikut veçanërisht me këngën “Sweet but psycho”.

Por, as ajo vetë nuk e priste që posteri i këngës së saj më të re “So Am I” të shfaqej në një nga vendet më të njohura në të gjithë botën, në “Times Square” të New York-ut.

“A është ky realiteti?! Në mes të Times Square?! ÇFARË! Faleminderit për të gjithë dashurinë Spotify … e keni bërë vajzën tuaj të qajë! Ju dua të gjithëve shumë”, shkruan këngëtarja në “Instagram”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN