MENU
klinika

Detajet

Prej 3 vitesh në kërkim, kush është ish-polici i kapur në Vlorë

18.03.2019 - 12:20

Ditën e djeshme në prangat e Policisë së Vlorës ka rënë një ish-shef policie që rezultonte në kërkim.

Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Renato Avdyli, i cili akuzohet si pjesë e një grupi kriminal për kultivimin e bimëve narkotike.

Ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë ‘arrest me burg’, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”, në 2016 nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Avdyli ishte shpallur në kërkim prej 3 vitesh, për bashkëpunim me trafikantë të drogës.

Ai është pjesë e grupit prej tetë personash, të akuzuar nga Prokuroria se ushtronin aktivitetin e kultivimit të bimëve narkotike kanabis sativa në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë, në Vlorë.

Në kuadër të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, në këtë zonë Policia e Shtetit zbuloi një sasi shumë të madhe lënde narkotike, të shpërndarë në parcela, si edhe në proces tharjeje.

Në krye të grupit qëndronte Taulant Haxhiraj, i cili, bashkëpunonte ngushtë me punonjësin e Policisë, Renaldo Avdyli, si edhe me disa persona të tjerë.