MENU
klinika

FSHF

Prezantohen bluzat e reja të Kombëtares

20.03.2019 - 18:35

Fushatë e re eliminatore, bluza të reja. Kombëtarja shqiptare po përgatitet për të nisur eliminatoret e Euro 2020 dhe ndeshjet e para për këtë edicion.

E ndërsa skuadra ndodhet në Durrës nën urdhërat e Christian Panuccit, në Tiranë u prezantuan fanellat e reja të ideuara dhe projektuara nga “Macron”.

Simboli i shqiponjës vazhdon të jetë i pranishëm, këtë herë edhe pak në formë. i pranishëm, gjatë prezantimit, asnjë futbollist, por presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që deklaroi:

konica sportkonica sport mobile

“Eshtë bërë një punë kolosale nga kompania ‘Macron’. Dua t’i falënderoj për këtë projekt dhe të gjithë projektet e tjera. Uroj që të gjitha këto të na sjellin atë që duam të gjithë, një paraqitje sa më të mirë. 

Uroj që ekipi kombëtar të bëjë rezultat sa më të mirë, për të synuar dhe arritur objektivat. Ta nisim me këmbën e mbarë që ndaj Turqisë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN