MENU
klinika

Babai "parukier"

Princesha Charlotte ka parukier personal që 3-vjeç

10.03.2019 - 11:48

Në 2 maj të 2015-ës, duka dhe dukesha e Cambridge i prezantuan botës princeshën e tyre Charlotte.

Charlotte është një miks i shkëlqyer i tiparave të mbretëreshës Elizabeth, William dhe Kate.
Këta dy të fundit do të bënin çdo gjë për të bërë të lumtur vajzën e tyre, madje edhe të shihnin video për të mësuar si t’i kapin flokët.

Babi William gjen kohë për të parë video dhe më pas të kujdeset për flokët e vajzës së tij.

Gjatë vizitës në Blackpool Tower, William po diskutonte me një baba tjetër për sfidat e prindërimit, deri tek shndërrimi në parukierë personalë për vajzat e tyre.


“Nuk kam provuar kurrë të kap një bisht! Është makth!”-tha babai i panjohur. ”Unë ia kap vazhdimisht flokët bisht, por nuk jam shumë i zoti për t’ia bërë gërshet pasi nuk kam mjaftueshëm flokë për t’u praktikuar. Megjithatë videot në YouTube më kanë ndihmuar shumë”- u përgjigj William.