MENU
klinika

Përdorimi

Probleme me organet e tretjes, provoni trumzën!

09.03.2019 - 16:00

Trumëza, (Thymus serpyllum L. , çaj i egër, Lulë çaji), është bimë shumëvjeçare, gjysmëshkurre, kërcellin e ka të gjatë me bazë drunore të shtrirë.

Në të zhvillohen rrënjët adventive dhe në maje mbaron me fletë rozete (të dekoruara). Ka lartësi deri në 30 cm. Degët me lule janë me gjatësi 4-7 cm dhe zhvillohen për së gjati me kërcellin të mbuluara me qime, fletët i ka të imta me madhësi 0.5-1.5 cm dhe gjerësi deri 6 mm dhe lule të përbëra me madhësi deri në 5 mm me qime dybuzore, ka mbajtëse të vogël dhe janë të shoqëruar në lulëza para majës së kërcellit. Lulet lulëzojnë gjatë gjithë verës. E gjithë bima është me shumë erë aromatike dhe me shije të këndshme, sidomos kur të fërkohet. Rritet në vende të thata me diell dhe në livadhe.

Përdorimi: është ekaspektorans i mirë dhe spazmolitik i lehtë.

trumza-konica.al

Ka edhe veprim bakteriologjik.
Te ne është përdorur si bar për shërimin e organeve të tretjes, si edhe ndodhet si përbërës i shumë çajrave. Sidomos rëndësi të madhe ka kur vaji etrik i cili fitohet me anë të ekstrakimit përdoret kundër kollit. Te ne çaji i egër përgatitet në mënyrë të gabuar, sepse bashkë me ujin e lëmë të vlojë edhe çaji. Mënyra e drejtë e përgatitjes është: merret një lugë e mbushur mirë me çaj, uji së pari të vlohet, e pastaj qitet çaji dhe mbulohet në mënyrë që të mos avullohen substacat avulluese, lihet të qëndrojë 2 orë.

Substancat mjekuese ndodhen kryesisht në gjethe të lules, kështu që parapëlqehet që të mblidhen vetëm lulet dhe gjethet, të cilat duhet të paketohen dhe të mbyllen mirë për të penguar largimin e materieve avulluese.

Kjo bimë është shumë e mirë kundër barkqitjes, për arsye se ka sasi të konsiderueshme të tanineve. Eshtë edhe konservans i mirë për shkak të përmbatjes së materieve me aromë, jepet edhe kundër parazitëve të kuq, sidomos te fëmijët kundër skrrajave.

Çaji i egër si edhe temjani, kanë veprim në pastrimin e sekretit nga organet për frymëmarrje, për këtë është shumë e rëndësishme te sekretet e tepërta në organet për frymëmarje, te kalljet e mushkërive, kollitjet, katari bronkial etj.
Me rëndësi të veçantë është edhe te sëmundjet e lukthit dhe nervave, sidomos zvogëlon shtangimet e lukthit si edhe pagjumësinë.

Skrupfuloza, zbehtësia dhe pagjakësia, janë veprime të tjera mjekuese.