MENU
klinika

Procedurat për tërheqjen e pensioneve

Çfarë njofton Posta Shqiptare?

22.03.2019 - 09:30

Tashmë të gjithë pensionistët mund të tërheqin pagesën e pensionit të pleqërisë në të gjitha sportelet e Postës Shqiptare.

Ndërsa ka njoftuar mbylljen procesit të ndërtimit të bazës së të dhënave elektronike të pensioneve si dhe informatizimit të sistemit të pagesave dhe procesit të kontrollit të tyre, Posta Shqiptare sqaron se është mundësuar lehtësimi i procedurave të transferimit të qendrës paguese të pensionit pavarësisht vendbanimit, sipas regjistrit të lindjes.

Gjithashtu, në kuadër të këtyre ndryshimeve, tashmë është lehtësuar edhe transferimi i dosjes së pensionit nga një Drejtori Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në tjetrën. Sipas procedurës, qytetari mund të dorëzojë kërkesën pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore ku dëshiron të transferojë dosjen e tij, ndërkohë që kërkesën për pagesën e pensionit mund ta bëjë edhe pranë zyrës postare, ku ai do që të tërheqë pensionin”, thuhet më tej në njoftimin e Postës Shqiptare.

Fillimisht projekti pilot po aplikohet në Tiranë, ndërsa më pas do të shtihet edhe në filiale të tjera të Postës Shqiptare.