MENU
klinika

Cirk dhe ekspozita

Programi artistik në Kryeqytet, në teatro e jo vetëm

02.03.2019 - 20:45

“GUSHT: PORTRET FAMILJAR”

“Gusht: Portret Familjar” produksioni më ri nga Teatri Kombëtar. Vjen në arTurbina në 28 Shkurt dhe 1-2-3 Mars, ora 19:00. Rezervimet në 04 222 30 22 orari 9:00-13:00 dhe 16:00-19:00

“Tullumbaci i kuq”/ Teatër

Në Teatrin Metropol do të mund të ndiqni shfaqjen për fëmijë “Tullumbaci i kuq”, e shkruar nga Barry Kornhauser, dhe me regji të Roerd Toçe, vepra vjen çdo fundjavë në skenë për spektatorin e vogël.

Çdo të shtunë dhe të dielë, ora 11:00, Teatri Metropol

“Princi dhe i varfëri” dhe “Faraoni”/ Teatër

Teatri Eksperimental ju fton të ndiqni dy shfaqjet për fëmijë, “Princi dhe i varfëri” dhe “Faraoni.

Çdo të shtunë dhe të dielë, ora 10:30 dhe 11:30, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

“Si ngjyrat e ylberit”/ Cirk

Cirku Kombëtar ju fton të bëheni pjesë e shfaqjes “Si ngjyrat e ylberit”, me artistët e vegjël të studios së cirkut.

Çdo të shtunë dhe të dielë, ora 11:00, Cirku Kombëtar

“TË MIRËSJELLSHMIT”

“TË MIRËSJELLSHMIT”, janë banda më e re muzikore në qytet, e formuar nga disa artistë, performanca e të cilëve do t’i dedikohet fëmijëve. Ato njihen për meloditë fantastike, tekstet shëmbullore dhe dashurinë që kanë për fëmijët dhe muzikën.