MENU

Njoftimi i Ballës

Projekti i rëndësishëm në Prrenjas, prek 6800 banorë

08.03.2019 - 11:53

Rreth 4,1 milion euro do të investohen në fshatrat Kovanik, Bardhaj, Skënderbej, Sutaj, Rrajcë Fushë për të garantuar 24 orë në ditë gjatë gjithë vitit furnizim me ujë të një cilësie shumë të mirë dhe me standarde të larta shërbimi për 6800 banorët e tyre.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Lajmi është njoftuar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Një tjetër investim i rëndësishëm i Qeverisë shqiptare në Bashkinë Prrenjas.”- shkruan Balla ndërsa shton se përzgjedhja e një kompanie gjermane si Strabag është garanci për cilësinë e këtij investimi.

“Projekti është pjesë e Programit të Furnizimit me Ujë në Zonat Rurale me vlerë 39,3 milion euro, i bashkëfinancuar nga Qeveria Gjermane, Bashkimi Evropian dhe Qeveria shqiptare dhe zbatohet nga KFW, Banka Gjermane për Zhvillim dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Punimet do të zgjasin 12 muaj. “ përfundon Balla postimin e tij në facebook.