MENU
klinika

Blerja e votave

Prokuroria dhe KQZ-ja bëjnë marrëveshje, ja çfarë do hetohet

13.03.2019 - 21:11

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria e Përgjithshme miratuan dje një marrëveshje bashkëpunimi për garantimin e zgjedhjeve të lira.

Klement-Zguri-dekriminalizimi

Tryeza e nënshkrimit të marrëveshjes u bë ditën e djeshme në prezencën e OSBE-së.

Marrëveshja:

Në marrëveshjen katërfaqëshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria e Përgjithshme angazhohen në luftimin dhe parandalimin e elementëve, që mund të cenojnë zgjedhjet e lira.

Prokuroria nga ana e saj, në bazë të marrëveshjes ka për detyrim:

“Hetimin dhe ndjekje penale me përparësi e eficiencë të të gjitha veprave penale, që prekin zgjedhjet e lira; Trajtim me prioritet të kërkesave të KQZ-së për verifikim të thelluar në zbatim të ligjit për dekriminalizimin; Prokuroria mbështet bashkëpunimin me KQZ-në për zhvillimin e fushatave sensibilizuese/edukuese, si dhe sesioneve trajnuese për eliminimin e praktikave negative e identifikimin e shkeljeve penale, që prekin zgjedhjet e lira; Prokuroria të dërgojë në KQZ informacionin statistikor për veprat penale, që kanë lidhje me zgjedhjet të nevojshme për analizat paszgjedhore për hartimin e planit të masave për parandalimin e tyre në të ardhmen”.

TRYEZA

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, dhe Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, e vlerësuan marrëveshjen. Në fjalën e tij në këtë aktivitet, kreu i KQZ-së theksoi se:

Proceset politike në vend nuk varen as nga KQZ-ja dhe as nga Prokuroria e Përgjithshme. Por zbatimi i ligjit është detyrë e jona dhe duhet të ushtrohet pa kompromis. Ne duhet të qëndrojmë publikisht në mbrojtje dhe në zbatim të ligjit, pa tolerancë, pa pazare dhe pa kompromis. Jo gjithmonë institucionet kanë folur me të njëjtën gjuhë, jo gjithmonë standardi i matjes dhe i vlerësimit ka qenë i njëjtë. Unë besoj se vështirësitë në implementim nuk kanë qenë për shkak të vullneteve të kundërta apo kontradiktore, por më shumë për shkak se dekriminalizimi si proces ligjor kishte nevojë për kolaudim. Institucionet kishin nevojë të ushtroheshin me investigimin e rasteve, kishin nevojë të njehsonin vlerësimet, të unifikonin praktikat. Sot rruga duket se është shtruar dhe institucionet flasin me një gjuhë. Shenjë e këtij realiteti është memorandumi i sotëm. Ai është shembull përkushtimi dhe serioziteti”.

Ndërsa Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, theksoi se kjo marrëveshje është një hap pozitiv për procesin zgjedhor. “Kjo marrëveshje thekson vullnetin e përbashkët institucional për të bashkëpunuar në funksion të një procesi zgjedhor në përputhje të plotë me ligjin, një element shumë i rëndësishëm për të ardhmen dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Jam e bindur se ky është një hap pozitiv për procesin zgjedhor dhe jam e bindur se do t’i shërbejë këtij procesi”, tha Marku.

MARRËVESHJA

Hetim dhe ndjekje penale me përparësi e eficiencë të të gjithë veprave penale, që prekin zgjedhjet e lira;

Trajtim me prioritet të kërkesave të KQZ-së për verifikim të thelluar në zbatim të ligjit për dekriminalizimin;

Prokuroria mbështet bashkëpunimin me KQZ-në për zhvillimin e fushatave sensibilizuese/ edukuese, si dhe sesioneve trajnuese për eliminimin e praktikave negative e identifikimin e shkeljeve penale që prekin zgjedhjet e lira;

Prokuroria të dërgojë në KQZ informacionin statistikor për veprat penale që kanë lidhje me zgjedhjet, të nevojshme për analizat paszgjedhore për hartimin e planit të masave për parandalimin e tyre në të ardhmen.