MENU
klinika

Vendimi i Gjykatës

Protesta e opozitës/ 3 të arrestuar mbeten në burg

24.03.2019 - 14:45

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre nga gjashtë të arrestuarit në protestën e fundit të opozitës të organizuar para Parlamentit.

Nën masën “arrest me burg” janë lënë protestuesit Mariglen Doçi, Dorian Protoduari dhe Emiljano Mustafa.

Tre të tjerët, Jurgen Gjikola, Bledar Dollia dhe Arbër Kola u lanë në “arrest shtëpie”. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa morën pjesë në të familjarë dhe përfaqësues nga PD dhe LSI. Ata akuzohen për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Protestuesit e arrestuar

– J.Gj., 24 vjeç, nga Shijaku;

– M.D., 24 vjeç, nga Mamurrasi;

– A.K., 20 vjeç, nga Rrësheni;

– B.D., 36 vjeç, nga Kavaja;

– E.M., 26 vjeç, nga Kavaja;

– D.P., 31 vjeç, nga Tirana.

“Dyshojmë se ka gisht edhe vjehrra”

Misteri rreth vr*sjes së Alba Cenkos

“Do të realizojmë 90% të tenderave me Inteligjencë Artificiale”

Rama: Jemi të parët në rajon për Prokurimet Publike

“Ambicia jonë, të prodhojmë edhe paratë në vend”

Rama: Sektori ku në teknologjinë e digjitalizim jemi mbrapa…

“Në Kosovë ka një acarim për disa iniciativa të panevojshme”

Gërvalla tregon pse janë ftohur raportet Tiranë-Prishtinë