MENU
klinika

Identifikohen nga kamerat

Protesta e opozitës/ Goditën policinë, arrestohen 14 persona

17.03.2019 - 09:21

Policia e Tiranës arrestoi 14 protestues pas protestës së djeshme nga opozita.

Personat janë arrestuar pasi akuzohen se kanë goditur efektivët e policisë me sende të forta.

Sipas burimeve nga policia, protestuesit e akuzuar janë kapur nga kamerat e sigurisë duke kryer veprën penale për të cilën akuzohen. Dje policia shoqëroi 20 protestues, por pas marrjes në pyetje dhe verikimeve 14 prej tyre u është komunikuar arresti, ndërsa pritet të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se grupi hetimor i ngritur për këtë rast po vijon analizimin e pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e vendosura para parlamentit. Po kështu vijojnë shoqërimet dhe verifikimet edhe nga policitë në qarqe.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se ish-deputeti i PD Luan Baçi dhe i biri po hetohen në gjendje të lirë.