MENU
klinika

'Rrëmuja politike'

Protesta para Kryeministrisë/ Rama: Qeveria nuk preket!

16.03.2019 - 12:28

Opozita e bashkuar proteston në Tiranë, dhe ndërkohë ka rrethuar Kryeministrinë, nga ana tjetër kryeministri Edi Rama nga Berati e ka bërë të qartë se qeveria nuk preket, për aq kohë sa ka marrë besimin e shumicës së popullit.

Ata që protestojnë, sipas kryeministrit, janë rrogtarë të politizuar të cilët thirren për të bërë rrëmujë politike.

“Nuk desha ta prekja sot këtë aspekt, por duke qenë se ju e prekët. Fatkeqësisht ajo që ndodh me politikën, gjithmonë ndikon kur ndodh për keq, sjell keq, jo mirë dhe në këtë rast që ka ndodhur, e vetmja pikë dhe i vetmi segment që nuk cënohet, sado paradoksale të jetë, është qeveria dhe shumica qeverisëse, në aspektin e numrave, gjithçka tjetër preket.

rama ne berat-konica.al
rama ne berat-konica.al

Qeveria nuk preket, shumica qeverisëse nuk preket, se nuk është një mur që i bie dhe e shemb. Është një mandat besimi i shumicës së popullit, dhe ndryshon vetëm kur i vjen radha popullit që të gjykojë nëse duhet ta rinovojë atë mandat besimi apo t’ja kalojë dikujt tjetër, ndërkohë që preket ekonomia e kujtdo.

Dhe ata që shkojnë në protesta të organizuara dhe të orkestruara për t’u materializuar në dhunë, një pjesë janë rrogëtarë, të cilët marrin një rrogë si punonjës të administratave lokale politike dhe të tejpolitizuara dhe që bëjnë detyrën e tyre ndaj partisë, që marrin autobusin e vijnë në protestë.

Dhe të thuash punëtorë të ndërmarrjes parti që i thërret në një rrëmujë politike, dhe mbase për ta llogaria, sado dritëshkurtër është më e thjeshtë, marrim rrogën dhe bëjmë këtë punë. Por për këdo tjetër, që jeton me punë është të shkojë për t’i rënë këmbëve të veta, për të penguar veten të shkojë më tutje”, u shpreh Rama