Para Kuvendit të Shqipërisë kanë nisur fjalimet e opozitarëve.
Protestuesit herë pas herë hedhin shashka e tymuese drejt forcave të policisë.
Ndërkohë ish-deputeti Salianji tha prerë se nuk ka gardh që tii ndalë ata.
“Ne kërkojmë mirëqenie për shqiptarët, Rama do para e të zhvasë popullin, ndaj ne jemi këtu dhe themi Rama ik. Ne duam zgjedhje të lira e të ndershme dhe Shqipërisë si gjithë Evropa, ai do ta kthejë si Venezuelën e Maduros.
Ne duam qeveri shërbëtore të qytetarëve dhe jo shërbëtore të oligarkëve, ndaj themi Rama Ik. Ka vetëm një zgjidhje, kjo rrugë të con te demokracia e vërtetë, te zgjidhja për Shqipërinë si gjithë Evropa. Rama ik. Ju dhe cilido e sheh se si qeveria është e kapur në krim e korrupsion, duke tentuar ti bëjnë presion qytetarëve, por sit ata janë më të fortë se kurrë dhe bërtasin Rama ik.
A e keni parë si janë të tredhur për hallate prokurorët dhe nuk thërrasin asnjë ditë Edi Ramën, pavarësisht se Shqipëria është vjedhur dhe është zhvatur. A keni parë të shkojë në Prokurori, Damian Gjiknuri, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin.
Në Prokurori shkojnë vetëm qytetarët.
Ne nuk perdorim dhune, nese ne do te donim, e kapecenim ate gardh per 2 minuta, nuk ka gardh qe na ndal”, u shpreh ai.