MENU
klinika

Detajet

Protestuan në Fier, shoqërohen 50 persona

09.03.2019 - 08:50

Ditën e djeshme kryeministri Rama shkoi në Fier për të festuar me gratë e këtij qyteti 8-Marsin, por PD-ja e priti me protesta.

Megjithatë, kreu i qeverisë vijoi festën me gratë e vajzat, ndërsa mbrëmjen e djeshme policia ka shoqëruar disa nga personat që protestuan.

Ish-deputeti Luan Baçi, që mban edhe postin e drejtuesit të degës së partisë Demokratike në këtë qytet denoncon se policia ka bërë kontrolle gjatë natës në banesat e personave që morën pjesë në protestë duke shoqëruar disa prej tyre.

Sipas kreut të PD-së në Fier Luan Baçi në Patos dhe Roskovec ka pasur disa shoqërime nga radhët e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD dhe LSI.

 Sipas burimeve nga PD e Fierit bëhet fjalë për 50 protestues të shoqëruar, ndërsa nga policia nuk ka ende informacione zyrtare.