MENU
klinika

Opozita vijon marshimin

Protestuesit ‘luftë’ me gurë me policinë te Kuvendi, 3 të plagosur

16.03.2019 - 13:21

Prej orës 11:00 opozita dhe qytetarët po protestojnë kundër kryeministrit Rama. Ndryshe nga protestat e tjera, sot është vendosur që protesta të jetë në formë marshimi.

Pas rrethimit të Kryeministrisë për dy herë rresht, protestuesit e opozitës të udhëhequr nga Lulzim Basha kanë nisur marshimin e tretë.

Protestuesit të udhëhequr nga Basha kanë marshuar drejt ministrisë së Brendshme, më pas janë drejtuar drejt Parlamentit.

Pas një konsultimi me ish-deputetët e PD-së, Flamur Noka i ka bërë thirrje qytetarëve në protestë të ndjekin Lulzim Bashën në këtë marshim. Marshimi ka nisur në drejtim të Sheshit “Skënderbej”. Më pas protestuesit kanë kaluar përmes pedonales, duke rrethuar në këtë mënyrë në mënyrë simbolike edhe godinën e Parlamentit.

Ndërkohë që protestuesit pritet të kthehen drejt Kryeministrisë. “Protesta nuk ndalet”, tha aleati i PD-së Fatmir Mediu.