MENU
klinika

Fjala hapëse

Protestuesit nisin marshimin, rrethojnë Kryeministrinë

16.03.2019 - 12:00

Ka nisur marshimi i protestës së opozitës, prej ku vërehet se turma do të përshkojë rrugën rrett Kryeministrisë si simbolikë për rrethimin e qeverisë nga qytetarët.

Protesta është hapur me fjalën e ish-deputetit të PD-së, Flamur Noka, cili ka bërë dhe ftesën kundrejt protestuesve për marshimin.

Thirrja e Nokës vijon më tej edhe drejt kryeministrit Rama, duke iu drejtuar se duhet të ikë pasi nuk e përfaqëson më popullin.

Bsha-Kiri-Hajdari-rrethimi-Kryeministrise-konica.al
Bsha-Kiri-Hajdari-rrethimi-Kryeministrise-konica.al

“Rama ik se nuk e përballon forcën e popullit ndaj teje dhe bandës tënde. Rama ik! Populli shqiptar vendosi të shkruajë historinë e ve. Është dita kur këto zyra, ky kryebandit i strehuar aty mori një mesazh dhe mesazhi çdo ditë kumbon Rama ik sepse nuk mundesh të rrish më në atë karrige. Ti mund të ikësh kudo por je i rrethuar kudo nga revolta e popullit tënd. Je i rrethuar nga përbuzja e popullit tënd që e ke shkelur dhe varfëruar.
Vëllezër dhe motra kjo protestë do të jetë marshim, na ndiqni sepse ne do të tregojmë që dimë të protestojmë që përfaqësojmë vlerat tuaja, vlerat e qytetërimit. Rama ik! Populli ka folur. Nuk i përfaqëson ti dot më shqiptarët.
E morët vesh marshim protestë”, tha Noka.

Planet e masave të marra nga policia për sot janë të njëjta me ato të protestës së 16 shkurtit, ndërsa ka refuzuar kërkesën e PD për të protestuar për 48 orë dhe ka dhenë leje deri në mesnatë. Ashtu si në 16 shkurt, PD kërkonte që leja për tubim që nistë në orën 11:00, por të ishte pa një afat mbarimi të përcaktuar. Policia e ka refuzuar lejen me argumentin se duhet përcaktuar orari i mbylljes së tubimit.

protesta-konica.al

Në terren jane angazhohuar 1600 efektivë. Për të shmangur dëmtimin e godinës së Kryeministrisë si dhe hyrjen e protestuesve brenda, godina është veshur me llamarina në ambientet e jashtme.