MENU
klinika

Vendimi i Kryesisë

PS i beson Damian Gjiknurit postin e ri

18.03.2019 - 12:32

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla përmes një deklarate për mediat ka konfirmuar sot vendimin e kryesisë për t’i besuar Damian Gjiknurit postin e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore.

Sipas Ballës, Gjiknuri do të angazhohet për të përmbushur detyrimet ligjore që mazhoranca ka për Kodin Zgjedhor.

Kryesia e PS miratoi propozimin e kryetarit Rama për t’i besuar Damian Gjiknurit detyrën e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore në PS”, tha Balla.

taulant balla-konica.al
taulant balla-konica.al

Gjithashtu ai i ka bërë ftesë deputetëve të rinj:

Ftesë deputetëve të rinj për të qenë pjesë e diskutimit të këtij drafti, që është konsultuar me ekspertët më të mirë jo vetëm të ODIHR”, tha Balla.