MENU
klinika

1 vit e gjysmë pa rrogë

Punonjësit e Kombinatit Mekanik në protestë

26.03.2019 - 17:38

Rreth 130 punonjës të Kombinatit Mekanik në Poliçan kanë rreth një vit e gjysmë që nuk paguhen për punën e tyre.

Ata u bënë bashkë këtë të martë, në një protestë përpara dyerve të Kombinatit dhe kërkuan pagat e prapambetura.

Teksa apeluan Ministrinë e Mbrojtjes për transparencë punonjësit kërkuan që përgjegjësit të japin llogari nëse kombinati ka falimentuar.

protesta ne polican-konica.al
protesta ne polican-konica.al

Protestës iu bashkuan edhe ish-punonjësit e larguar padrejtësisht nga puna të cilët edhe pse kanë fituar proçeset gjyqësore deri më tani nuk janë dëmshpërblyer.

Protesta përpara ministrisë së Mbrojtes, deri në greve urie, janë hapat e radhës që do të ndjekin punonjësit nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.