MENU
klinika

Presidenti i Kamzës

Qarri kërkon ndjesë publike për dhunën

07.03.2019 - 20:24

Katër ditë pas dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti në fundin e ndeshjes Kamza-Laçi, ka folur edhe presidenti i Kamzës, Naim Qarri, i cili është lënë në arrest shtëpie.

Në një intervistë për “Top channel”, Qarri nuk e beson se ajo dhunë ka ndodhur në stadiumin e skuadrës që ai financon për një dekadë.

Naimi është një nga presidentët më të vjetër në futbollin shqiptar, ndërsa bën apel që të falet skuadra dhe të mendohet për ata futbollistë që janë familjarë:

“Ndihem shumë keq për këtë ngjarje që ndodhi. Nuk jam kurrë që këto gjëra të ndodhnin të unë dhe familja ime. U kërkoj falje të gjithë familjarëve dhe aktorëve që ishin në fushë, apo atyre që e kanë parë atë ndeshje edhe nga televizioni.

Në momentin e parë që kam dalë, telefonata ime e parë ka qenë me gjyqtarin, i kam kërkuar ndjesë. U lutem medieve ta heqin atë pjesë dhe të mos e transmetojnë më, për mua si familjar është shumë e rëndë.

Dënimi është shumë i rëndë, të paktën të mendojnë për ata lojtarë që janë prind e kanë fëmijë. I lutem FSHF-së që ta rishohin vendimin, të mendojë vetëm për stafin dhe lojtarët”, – kanë qenë këto fjalët e presidentit të skuadrës së Kamzës, Naim Qarri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkohet rikthimi i Policisë

Dhuna në Kamëz, FSHF ndalon kampionatin