MENU
klinika

Deklarata

Qeveria refuzon lejen për TEC në Korçë/ Basha: Ja ku është e vërteta!

11.03.2019 - 13:38

Gjatë ditës së sotme, ministri i Mjedisit Blendi Klosi njoftoi se ka firmosur refuzimin e lejes për ndërtimin e TEC-it në Korçë.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar nga Korça, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili bën me dije se vetëm pasi u zbulua ‘afera korruptive’ sikurse e cilëson ai, qeveria sipas tij bën sikur po tërhiqet.

TEC në Korçë është aferë korruptive, nuk do të prodhojë energji për sistemin energjik shqiptar, por për vendet fqinje që e kanë refuzuar.

Do të helmojnë popullin e Korçës për t’u pasuar Edi Rama. TEC-in në Korçë ne e kemi denoncuar si një aferë korruptive dhe kriminale. Sepse nuk bëhet për sistemin energjik shqiptar.

Ai TEC po ndërtohet që energjia të çohet në Greqi. Qytetet fqinje e kanë refuzuar dhe tani korrupsioni është kokë më kokë me biznemenë që i qëndrojnë kësaj afere, që ta ta bëjë TEC –n në Korçë.

Të helmojë qytetarët korçarë me miliona ton dioksid karboni. Tani mqse njerëzit janë ndërgjegjësuar dhe ne kemi ngritur zërin, qeveria ka filluar gjoja të tërhiqet sepse kjo qeveri edhe është hajdute por edhe frikacake.

Ja ku është e vërteta. Edi Rama e ka firmosur dhe bën gjoja sikur tërhiqet.

Ndërkohë duke vijuar më tej me fjalën e tij me banorët e Korçës, Basha theksoi se:

Nxjerr këto qoftet e qeverisë ai. Jo Blend Klosin e kryetarin e Bashkisë. Të gjithë janë brenda, janë pjesë e kësaj afere. Helmi mbi Korçën pasuron Edi Ramën. Shikojeni firmën e Edi Ramës, Niko Peleshit. Kjo është qeveri kriminale. Se për të pasuruar Edi Ramën dhe oligarkët e TEC-it, janë gati të helmojnë popullin e tyre. Këtë po bëjnë po në Elbasan, Tiranë, Fier, tani do ta bëjnë me TEC-in në Korçë. E ka kuptuar që populli po ngrihet, por ka filluar të hedhë hapa prapa si akrepi“, tha ai.