MENU
klinika

"Qumështi" në protestë

Kompanitë ‘paralizojnë’ tregun

20.03.2019 - 09:29

Kompanitë agropërpunuese duke nisur nga sot kanë filluar një bojkot dy ditor. Për dy ditë në treg do të mungojnë produktet e qumështit.

Kompanitë kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë më tej veprimet duke mos furnizuar tregun me produkte të freskëta bulmeti.

Sipas një deklarate zyrtare të Albanian Food Industry (AFI), kjo masë ekstreme po merret në mungesë të një zgjidhjeje nga Ministrisa e Financave dhe Ekonomisë, teksa nga 1 janari TVSh e rimbursueshme u ul nga 20 në 6%.

Kjo masë u kundërshtua fort nga agroindustria dhe duke filluar nga dita e sotme, që pritet të vijojë edhe nesër grumbulluesit dhe agropërpunuesit e të gjitha rretheve kanë ndërprerë grumbullimin e qumështit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN