MENU
klinika

Dorëzon formularin

Ralf Gjoni tradhëton LSI-në, ‘joshet’ nga mandati

12.03.2019 - 15:27

Një tjetër kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim, dorëzoi sot në KQZ, formularin e dekriminalizimit duke kërkuar të marrë mandatin e deputetit.

Sipas burimeve, Ralf Gjoni ka dorëzuar formularin sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke hedhur kështu hapin e parë drejt marrjes së mandatit të deputetit.

Gjoni ka qenë në zgjedhjet e fundit në listën e LSI-së në Qarkun e Tiranës. Ai ka qenë i 11-ti në listë, ndërkohë që pas dorëheqjes së deputetëve të LSI-së, ai kërkon të përfitojë mandatin e deputetit.

Aktualisht nga LSI kanë marrë mandatin 4 kandidatë, të cilët u betuan në Parlament.