MENU
klinika

Deklarata e plotë

Rama-administratës: Përgjegjësit do japin llogari

07.03.2019 - 12:04

Kryeministri Edi Rama në takimin e përjavshëm për platformën “Shqipëriaqëduam.al”, ri përsëriti faktin se shqetësimet e qytetarëve tashmë e kanë një adresë, e cila iu shërben në kohë për shqetësimet e tyre.

Shefi i qeverisë ftoi qytetarët të vënë në provë seriozitetin e platformës, ndërsa pohoi se synimi është që administrata të përmirësohet përmes presioneve, që vijnë nga radhët e qytetarëve.

“Besoj që, po është e vërtetë se ka një përmirësim që ndjehet diku më shumë dhe diku më pa dhe kuptohet se presioni që ushtron qytetari mbi zyrtarin është pozitive dhe kjo në fund është thelbi.

Në çdo vend me administrata të konsoliduar ka nevojë gjithmonë për konsolidim për të identifikuar një problem dhe për të adresuar zgjidhjet. Të na vënë në provë, nuk iu kushton asnjë qindarkë, por vetëm 3 minuta dhe menjëherë qeveria është në krahun e atij që i adresohet platformës.”, tha Rama.

Shefi i ekzekutivit pohoi se ka ikur koha që përgjegjësit të fshihen pas kodit civil apo pas njëri tjetrit, por do të mbajnë përgjegjësi për punën që kryejnë.

Duke uruar festën e 7 Marsit për mësuesit, Rama nënvizoi se edhe sistemi arsimor ka hyrë në një proces transformimin, ku vendin e partisë e ka zënë meritokracia dhe gara e ndershme.

“Ne sot jemi në ditën e mësuesit dhe më vjen shumë mirë të vë në pah se ka edhe shumë për të bërë për shkollën, për mësuesit. Sot kemi konsoliduar procesin e rekrutimit të mësuesve sipas meritokracisë.Sot ka përfunduar koha që mësuesit transferoheshin pa të drejtë sa andej, këndej. Ne sot kemi 4 mijë mësues të rinj të rekrutuar në bazë të meritës, të rekrutuar nga pikët e marra në portal. Është një ndryshim i madh i sistemit të mësuesisë në Shqipëri.

Nga ana tjetër nuk është vetëm rekrutimi, por është ndaluar korrupsioni në modulet e trinimit. Pagat e mësuesve janë rritur me 22 për qind. Tani është çelur edhe një mundësi për studentët për mësuesi, ata trajtohen me bursë, konkretisht ata që janë me nota më të larta.

Ka ende zona gri dhe të errëta në administratë, ndërsa do të ketë një masë ndëshkimore për ata që fshihen pas njëri tjetrit dhe nuk shërbejnë si duhet dhe nuk e përfaqësojnë ambicien tonë për administratën”, tha Rama gjatë takimit të përjavshëm të platformës së bashkëqeverisjes, ku qytetarët treguan se si zgjidhën problemet pas adresimit tek portali “Shqipëriaqëduam.al”.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin