MENU
klinika

Postimi

Rama i shpalli sfidë, Basha i përgjigjet

23.03.2019 - 20:11

Pavarësisht sfidës që i shpalli kryeministri Rama për zgjedhje të parakoshme, kreu i PD-së Basha nuk i është përgjigjur personalisht.

Përmes një postimi në Twitter, Basha ka përcjellë një reagim të sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazmend Bardhi, i cili përmes ironisë është tallur me ftesën e Ramës.

Mësohet se kreu i demokratëve ka mbledhur këtë pasdite Kolegjin e Kryetarëve në selinë blu, ku mendohet se fokus i bisedës mbetet aksioni opozitar dhe vijimi i protestave.