Gjatë konferencës së përbashkët me homologun e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministri Rama e cilësoi stabilitetin e vendit fqinjë si interes strategjik i vendit tonë.
Ndërkohë në këtë konferencë nuk kanë munguar as batutat mes dy kryeministrave.
Rama i kujtoi homologut mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive.
“Këtë here drekën e paguan ju”, tha kreu i qeverisë Rama.
Fjala e plotë:
“Jemi në një moment të vecantë kur shkojmë drejt një pragu të shumëpritur drejt çeljes së negociatave me BE dhe puna e përbashkët që po bëjmë.
Kemi nisur një proces me Kosovën, i keqkuptuar tek tuk kur kemi folur për një model Shengen, por është zanafilla enjë procesi që duhet të shtrohet në gjithë rajonit, por ne duam ta materializojmë me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi me urimin dhe bindjen që vendet e Ballkanit perëndimor të hyjnë në këtë proces dhe kufijtë të jenë po aq fluide sa c’janë atë ne BE.
Askush nuk na pengon ta bëjmë mes vedi sot jo nesër, do u japim qytetarëve të hyjnë e të dalin në shtete pa asnjë pengesë, kontroll e problem si hyjnë e dalin në shtetet e tyre qytetarët e vendeve të BE-së.
Ne organizuam përpara 15 muajsh mbledhjen e dy qeverive dhe ka ardhur koha të përgatitemi për të dytën. Natyrisht duke pritur ftesën zyrtare, sepse jeni ju që duhet të na mirëprisni dhe jeni ju qe duhet të paguani shpenzimet e drekës. Besoj që do keni dakordësi të plotë mes partive të koalicionit për të ndarë shpenzimet”- tha Rama.