MENU
klinika

Asambleja e PS

Rama konfirmon Veliajn: Nuk kam emër tjetër për Tiranën

04.03.2019 - 22:32

Kryeministri Edi Rama, mblodhi sot Asamblenë e Partisë Socialiste.

Mbledhja është zhvilluar gjatë pasdites në Katedralen e Kishës Ortodokse. Sipas informacioneve, kryeministri Rama i ka bërë të ditur Asamblesë se nuk ka emër tjetër për Tiranën, përveç Erion Veliajt.

A keni një emër tjetër për Tiranën, se unë nuk kam?“, mësohet se i është drejtuar Rama të pranishmëve.

Edhe asambleja duket se ka mbështur idenë e kryeministrit Rama pasi nuk ka propozuar emër tjetër.

Më pas kreu i qeverisë shtoi se: “Të gjithë kandidatët do ju nënshtrohen procedurave. Angazhim për 30 qershorin. Zgjedhjet lokale do bëhen me ose pa ata”, duke iu referuar situatës politike në vend.