MENU
klinika

Ankesa për zgjedhjet

Rama: Nuk i dorëzohem opozitës, PD ka mbetur rrugëve

09.03.2019 - 12:19

Nga Fieri ku ndodhet në kuadër të turit “Bashkia që duam”, kryeministri Edi Rama deklaroi qartë se nuk do dorëzohet para kërkesave të opozitës.

Ai u shpreh para mbështetësve se ka marrë shumë mesazhe nga njerëz që i kërkojnë të mos dorëzohet dhe tha se nuk ka kujt t’i dorëzohet, duke i quajtur protestuesit në Fier, ‘petritat e Saliut’.

“100 petritat e Saliut atje te kthesa që përfaqësojnë dëshpërimin e madh të saliut dhe të çetës së tij plakë që tani ka mbetur aty ku i takon, rrugëve, rrugëve. Rrugët e lëna rrugëve ne i morëm trashëgim dhe pak nga pak po i sistemojmë. Siç i la rrugët rrugëve e nxori PD-në rrugëve. Ju them të gjithëve të mos shqetësohen më çojnë sms ‘mos u dorëzo’, kujt t’i dorëzohemi. Atyre atje tek kthesa? Që në kthesë janë e atje do jenë për sa kohë nuk ndahen nga ata që i kanë marrë peng. Peng i ka marrë koka që s’di ku i çon”, tha Rama.

Ai risolli në vëmendje marrëveshjen e majit 2017 me kreun e PD dhe tha se nuk pati asnjë ankesë për zgjedhjet parlamentare.

“Nëse ju kujtohet shumë mirë para 1 viti e gjysmë, thuajse 2 vjet i kishim në mes të bulevardit, nën dritaren e punës sime e fillonin mëngjesin me himnin kombëtar dhe e mbaronin ditën me birra dhe thoshin nuk dalim më nga çadra po nuk iku ky bashkë me qeverinë.

rama-konica.al

Ne i morëm në qeveri, morën ça deshën por i thashë që kush fiton nuk kontestohet. I bënë zgjedhjet, i humbën në rregull. u lodh Luli nëpër Shqipëri dhe fjeti gjithë verën. Nuk pipëtiu asnjëri. Kolegji Zgjedhor pa punë, asnjë ankesë, nga askush. Zgjedhjet e para në historinë e Shqipërisë, asnjë nuk vuri firmë në ankesë. 7 me 0 të gjitha firmat deri në KQZ. Tani çfarë ka ndodhur, prapë nga e para. Tani jo në çadër por rrugëve, prapë nga e para. Kë duan të bëjnë për budallenj këta. Mirë kur duan të vijnë në Tiranë mbyllin bashkinë e Kamzës, Shkodrës, Lezhës, Kukësit, i hipin në autobusë, bashkë me ca të tjerë nga ata që i mbyllën lojërat e fatit dhe çfarë kërkojnë. Kërkojnë dy gjëra, i kërkojnë t’i shmangen qershorit që vjen, se do vijnë këtu në Fier, do kandidojnë këtë Luanin.

Ça do thotë Luani, më jepni votën që të kthejmë Gjanicën si ishte. Më jepni votën që t’i bllokojmë prapë kanalet vaditëse. Ne i kemi zhbllokuar 500 km kanale vaditëse. Këta thonë na jepni votën ne, ti bllokojmë prapë. Më jepni votën që të hapim lojërat e fatit prapë, që atë binanë e madhe të Astrit Veliut ta bëjmë UFO, etj etj dhe na jepni votën që biznesi i vogël të paguajë 9%. Kush i ha këto?”, tha Rama nga Fieri.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin