MENU
klinika

Intervista

Rama për “TG5”: Në Tiranë proteston politika, jo populli

06.03.2019 - 20:50

Pas emisionit të Bruno Vespës, “Porta e Porta” kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë një intervistë edhe për televizionin e njohur italian TG5, ku sërish tha se kërkon të përmirësojë imazhin e Shqipërisë në sytë e italianëve.

“Kohët kanë ndryshuar radikalisht, ne jemi në një periudhë rritjeje të rëndësishme. Kemi nivelin më të ulët të papunësisë në 27 vjet, po rritemi kryesisht në sektorin e Turizmit, 1.5 milionë turistë italianë kishim vitin që shkoi, duam ta kalojmë këtë shifër. Ndaj jam sot në Itali për t’ju thënë italianëve se ato imazhet negative janë pjesë e një proteste që zhvillohen brenda një km. Jashtë këtyre protestave jeta vazhdon”,- shprehet Rama.

Pse e quani protestën jo popullore por të politikës?

Është një revoltë e establishmentit të vjetër që rreth 5 vite e gjysme më parë u përzu me 1 milion vota, diçka e pazakontë në Shqipëri. Ajo qeveri la pas një vend me probleme të mëdha që ne po i japim zgjidhje. Ne kemi ende probleme por jemi në rrugën e duhur.

Do mund të gjeni kompromis me opozitën?

Ne kemi detyrime ndaj njerëzve që na kanë dhënë mandatin, s’mund t’ju themi që lojën e lëmë në gjysmë dhe ta fillojmë nga fillimi duke iu lënë kundërshtarëve formacionin që duan me qëllim që të fitojnë ndeshjen.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin