MENU
klinika

Në prag të protestës

Rama sfidon Bashën: S’na prekni as fijen e flokut

15.03.2019 - 16:31

Kryeministri Edi Rama, nga vizita e tij në Berat në kuadër të turit “Bashkia që Duam”, sfidoi demokratët një ditë para protestës së tyre.

Protesta e opozitës ditën e nesërme, e paralajmëruar si një nga më madhështoret duket se nuk e frikëson kryeministrin, i cili shprehet se shumicës qeverisëse nuk i preket asnjë fije floku.

“Nuk kanë çfarë i bëjnë shumicës. Shumicës qeverisëse nuk i preket asnjë fije floku. Gjatë kësaj pune preken jo vetëm fijet e flokëve por ekonomia e gjithsecilit. Nuk na vjen keq se ata po humbasin, por humbet edhe Shqipëria, humbasin njerëzit e zakonshëm”,- tha Rama.

Shefi i qeverisë nuk i kurseu batutat as me gratë e pranishme në takim, të cilat i këshilloi të mbajnë prej xhakete nesër burrat nëse i kanë demokratë, në mënyrë që të mos i lënë të shkojnë në protestë.

“Unë ju them grave që i kanë burrat demokratë t’i mbajnë nga xhaketat e të mos i lini të ikin në Tiranë.Ju e keni në dorë edhe shtëpinë edhe ekonominë lere seç thonë ata. Kur vjen puna mes burrave socialistët e bëjnë ndonjë punë ,ndërsa demokratët vetëm për punë nuk i ke”,- shtoi Rama.