MENU
klinika

Fjala e plotë

Rama takim me studentët te Bujqësori: Së shpejti fermë në UBT

15.03.2019 - 10:16

Kryeministri Rama ishte sot i pranishëm në një takim me drejtues dhe studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku është prezantuar projekti për ndërtimin e fermës së parë didaktike.

Kemi domosdoshmërinë që ta vëjmë këtë potencial edhe në funksion të mësimit më cilësor të studentëve. Ky universitet ishte një qendër ekselentë me reputacion ndërkombëtar për kërkimin shkencor. Sot është në një periudhë traumatike, ku edhe bibloketës iu vu zjarri.Për shkak të nevojës për të marrë mbrapsh pronat e humbura padrejtësisht. Dhe u desh kalonin thuajse 3 dekada për çlirimin e territorit të Universitetit.

Ne kemi diskutuar me rektorin që në takimin e parë masterplanin dhe gjërat morën rrjedhjën e duhur falë protestës. Faktikisht, ne sot jemi në kushtet Ka nisur të krijojë dosjet e projekteve që do përfshijë në planin e financimit që qeveria është detyruar të zbatojë.

Faktikisht, ne sot nuk bëjmë asgjë tjetër veçse financojmë një pakt. Prej tyre 31 persona janë punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Nuk është thjesht një valë si kjo e 373 studentëve të parë, por një angazhim afatgjatë të Paktit të Universitetit. Ne do vazhdojmë dhe të integrojmë në administratë të gjitha kapacitetet e mira që dalin nga universiteti, duke iu referuar kategorive të ekselentëve.

Këtu kemi marrë venmdimin e rindërtimin dhe krijimin e standarteve normale për të gjitha konviktet. Kemi bërë ndërhyrjet e nevojshme që konviktetit t’i përgjigjen standarteve.

Ajo që po diskutoja me rektorin është kjo që univeristetit bujqësor i takon, të krijojë edhe një model me të tjerët. Ku përfshihen pedagogë dhe studentët më të mirë dhe një terren që shërben si destinacion për praktikat mësimore dhe të gjitha proceset eksperimentale. Unë besoj që ky territor të përfshihet në listën e atraksioneve turistike të Tiranës, duke u shmdërruar në një zonë tërheqësese për vizitorët nga jashtë. Kjo nuk është një ëndërr sy mbyllur. Është një ëndërr me sy hapur”, tha Rama.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin