MENU
klinika

Takimi me operatorët turistikë

Rama zgjedh Beratin: Nuk mund të krahasohemi me ‘dje’, nuk kishte shpresë!

16.03.2019 - 11:27

Teksa protesta e paralajmëruar e opozitës së bashkuar ka nisur të zhvillohet para Kryeministrisë, kreu i qeverisë, Rama, ka zgjedhur të jetë jashtë Tiranë, njëlloj si protestën e 16-Shkurtit.

Kësaj radhe Rama ndodhet në një takim në qytetin e Beratit me 200 operatorë turistikë të zonës.

Kryeministri foli për transformim në Berat dhe për projekte që i kanë sjellë këtij qyteti një rritje disa fish të turistëve.

“Nga një rrënojë e ka kthyer në një tjetër pikë referimi për jetën e përditshme dhe turizmin këtu. Para se të ngjiteshim deri këtu ne kaluam në katet e ndërtesës dhe pamë një punë të bërë me shumë dashuri. 13 mijë vizitorë në 2013 dhe 110 mijë vizitorë në 2018.

rama ne berat-konica.al
rama ne berat-konica.al

Rezultati si pasojë e rritjes së fuqisë tërheqëse të Beratit falë rilindjes urbane. Një program që fuqizon kapacitetet e të gjitha zonave të vendit tonë për të thithur më shumë vizitorë. Duke thithur më shumë vizitorë thithim më shumë para që shpenzohen, në bare, restorante, bujtina e hotelet e Beratit.
Sot ishim në një bujtinë pranë rrugës së rindërtuar të kalasë e cila tashmë është e shpëtuar nga ato vështirësi e probleme për shkak të mungesës së kanalizimeve dhe amortizimit të kalldrëmeve”, tha Rama.

Ai deklaroi se ne po punojmë për një program të ri, mbështetjeje për transformimin e shtëpive tradicionale në monument kulture. “Në mënyrë që të shpëtohen nga rrënimi dhe të rritet kapaciteti ekonomik i familjeve që praktikisht kanë një pasuri të fjetur në duar dhe mezi arrijnë fundin e muajit. Është e pafalshme”, tha kryeministri.

Ai theksoi se Berati sot ka shumë probleme pa diskutim por nuk mund të krahasohet me dje. “Dje nuk kishte shpresë”, u shpreh Rama.