MENU
klinika

Tryeza për lirinë e mediave

Raporti i DASH/ Basha: Jam me stilolaps në dorë për…

29.03.2019 - 12:55

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në një tryezë publike për lirinë e mediave tha se pa media të lirë nuk ka demokraci e si rrjedhojë sipas tij nuk ka as vlerë europiane.

Gjithashtu ai kujtoi se vendi u anëtarësua në NATO para 10 vitesh në kohën kur ai ishte Ministër i Jashtëm.

Basha ndërkohë përmendi edhe raportin e DASH për Shqipërinë.

Nuk mundem të mos e them me një trishtim të madh në zemër, 10 vite më parë në këtë javë unë isha ministër i jashtëm dhe po bëheshim gati për samitin e NATO-s ku më 7 prill përfundoi procesi i anëtarësimit si anëtar i denjë i vendit tonë në Aleancën më të fuqishme politike dhe ushtarake që ka njohur bota. Ishte qeveria amerikane aleatja jonë më e fuqishme në këtë arritje historike. Për ironi të fatit, 10 vjet më pas, pikërisht në javën e përkujtimit të kësaj ngjarjeje madhore raporti i DASH tregon se Shqipëria është kthyer në një vend ku nuk ka siguri, por lulëzon krimi, droga, pastrimi i parave, korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe është kthyer nga një vend bazë sigurie për vendet e tjera, në një bazë të krimit të organizuar që vepron nga Amerika e Veriut dhe Europë deri në Lindjen e Mesme e mbyll citimin e raportit të DASH”, tha Basha.

Çfarë do të bëjë opozita në pushtet?

Basha: “Jam me stilolaps në dorë për t’ju dëgjuar, për të mbajtur shënim, për të kontribuuar në këtë tryezë të dytë, në këtë hapësirë bashkëbisedimi që shpresoj do kthehet edhe në një hapësirë bashkëveprimi për ta shpëtuar demokracinë shqiptare, për ta shpëtuar shtetin e së drejtës dhe për të rinisur e çuar deri në fund rrugëtimin e vendit tonë drejt standardeve e normave të BE dhe të hapësirë euroatlantike që janë dhe synimi i përbashkët kombëtar i çdo shqiptari dhe objekti më kryesor i PD-së dhe opozitës shqiptare”.

Gjithashtu Basha kujtoi problemin e madh të sigurisë së gazetarëve, që sipas tij janë në trysni të vazhdueshme, edhe nën kërcënim.

Problemi i sigurisë së gazetarëve, janë nën trysni dhe kërcënime të vazhdueshme për shkak të detyrës, e kam fjalën për kërcënime për jetën nga krimi i organizuar që kanë marrë edhe formën e goditjen me armë. Censura dhe autocensuar për shkak të varësisë direkte apo indirekte nga të ardhurat e qeverisë apo pushtetit. Përdorimi i medias për avancimin e interesave ekonomike dhe jo të interesit publik. Kanë probleme që lidhen me profesionalizmin që kanë cuar me dashje apo pa dashje në braktisjen e medias nga interesi publik, dhe vënien e saj në shërbim të interesave jo publike deri kriminale”, tha Basha.

Sipas tij,problemi kryesor që në shohim në raport me median është pamundësia apo paaftësia për të pasqyruar probleme të thella të shoqërisë, ekonomisë e politikës. Kjo i kthen në kronikan sipërfaqësor, në vend që të luajnë rol të rëndësishëm sic është ai i hulumtimit. Duhet të denoncojë politika që ta japë media. Na akuzojnë se jemi bërë ne si media, për të plotësuar një boshllëk të lënë prej saj”.