MENU
klinika

Postimi

Raporti i DASH/ Paloka shpërthen në ironi kundër Ramës

29.03.2019 - 09:29

Menjëherë pas publikimit të raportit të DASH për Shqipërinë, ka ardhur reagimi i nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Përmes një postimi në Facebook, Paloka teksa ka renditur konkluzionet e raportit ka hedhur njëherazi akuza të forta kundër qeverisë për këtë situatë.

Postimi i plotë:

DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT SOT:


“Shqiperia vend pastrimi parashe”
“Korrupsion ne te gjitha nivelet e qeverise”
“Korrupsioni zyrtar nxit mjedisin per krimin dhe trafikantet”
“Shkalla e larte e papunesise dhe sundimi i dobet i ligjit , kane krijuar ambjent ideal per krimin e organizuar”
TANI OSE DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT NUK PERFAQESON SHTETET E BASHKUARA , OSE EDHE ATA JANE “KAZAN “ QE DUAN TE NJOLLOSIN EDVIN RAMEN ( Duhet pare dhe cfare mendon ambasada shqiptare ne Washington per kete ceshtje)