MENU
klinika

Sulmuesi kosovar

Super Rashica, dygolësh për Werderin

08.03.2019 - 21:41

Ai vijon me një formë të mirë sportive dhe tashmë ka kapur plotësisht ritmin. Milot Rashica ka gjetur golin sërish në Bundesliga, madje dy.

Sulmuesi i talentuar i Kosovës, Milot Rashica, ka vazhduar me formën e mirë në vitin 2019.

Ai e ka gjetur sërish golin dhe ka shënuar për të barazuar rezultatin në 1-1 kundër Schlake 04. Rashica shënoi në minutën e 31’ të takimit. 

Por Milot Rashica nuk mund të ndalet.  Ylli i Werder ka realizuar edhe golin e tij të dytë personal në pjesën e dytë dhe ka çuar shifrat në 3-1 në favor të ekipit të tij kundër Schalke-s.

22-vjeçari është treguar gjakftohtë në zonën e rreptësisë, duke shmangur mbrojtësit dhe portierin kundërshtar para se ta dërgonte topin në rrjetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Supergol nga goditja e dënimit

Sulmuesi kosovar i jep fitoren Werder Bremen