MENU
klinika

Merkato

Real, ofertë e “çmendur” për Mbappe

25.03.2019 - 14:45

Duket se Real Madrid këtë verë do të vendosë rekord të ri në blerjen e një futbollisti në merkato. Presidenti Florentino Perez do t’i duhet të hapë thesin dhe të shpenzojë milionat për talentin e radhës që do të mahnitë “Santiago Bernabeun”.

Pas një sezoni të kaluar në hije, dhe mbi të gjitha pa zëvendësuar Cristiano Ronaldon, Real Madrid, tashmë me në krye trajnerin Zinedine Zidane, duket se do të kthehet të tregohet “galaktik” në merkaton e verës.

Emri që përflitet menjëherë pas emërimit të Zidane, është ai i kampionit të botës, Kylian Mbappe, i cili mund të ndikohet nga prania e francezit ë krye të Realit, dhe tashmë duket se gjërat po kthehen në serioze.

Është revista prestigjioze “France Football”, që ka zbuluar se shumë shpejt pritet të nisë ajo që mund të quhet si “operacioni Mbape”.

konica sportkonica sport mobile

Sipas revistës franceze, sulmuesi qëndron në majën e të preferuarve të Zidane, i cili në sezonin e ardhshëm kërkon të ndërtojë skuadrën rreth yllit Mbappe.

Real Madrid është i gatshëm të shpenzojë deri në 280 milionë euro për të realizuar transferimin në Madrid të një prej futbollistëve më cilësorë në planet.