MENU
klinika

Vetëm 6 muaj të ndarë

Rikthehen bashkë Pamela Anderson dhe Adil Rami

18.03.2019 - 13:09

Pamela Anderson dhe Adil Rami thuhet se janë ribashkuar, gjashtë muaj pasi i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

Sipas TMZ, aktorja 51-vjeçare dhe futbollisti 33-vjeçar janë sërish bashkë dhe e kanë rikthyer lidhjen e tyre qe disa javë.

Megjithatë, sipas burimeve, futbollisti i Marseille është duke e mbajtur Pamelan larg miqve dhe familjarëve të tij, pasi që çifti dëshiron të kalojë kohë vetëm.

Anderson ishte zhvendosur për të jetuar në Francë kur u lidh për herë të parë me Rami, edhe pse kishte thënë se nuk priste që romanca e tyre të zgjaste.