MENU
klinika

Fansat bëhen gati për datën 1 maj

Rikthehen vëmendjen Soni Malaj me një koncert

20.03.2019 - 15:49

Fansat e Soni Malaj së shpejti do kërcejnë nën koncertin saj.

Prej disa kohësh këngëtarja nuk është shfaqur shumë nëpër skena apo ekrane por me sa duket ajo bëhet gati të shpërhejë së bashku me pranverën, për t’ju falur ngjyra dhe ritëm fansave të saj.

Vetë këngëtarja ka zbardhur detaje mbi projektin më të ri muzikor. 1 maji do të jetë data kur do të organizohet koncerti në Amfiteatrin që ndodhet tek Liqeni.

“Për ne është dhuratë shumë e madhe ku mund të shpalosim artin tonë, edhe në fakt kemi menduar që në 1 Maj të bëjmë një koncert madhështor. Ky koncert  do të ketë efekte speciale, orkestër, balerina, gjithçka siç i shkon përshtat një dite pranverore, pra,  shumë entuziazëm; Shumë muzikë për 1 Maj”, ka thënë ndër të tjera  vetë këngëtarja.