MENU
klinika

Zgjat 3 ditë

Rikthehet për 50-vjetorin e tij Festivali “Woodstock”

20.03.2019 - 16:18

Në këtë festival këngëtarët të cilët do të marrin pjesë janë emrat më të suksesshëm të muzikës ndërkombëtare si: Miley Cyrus, Halsey dhe Jayz Z.

Këto janë disa nga emrat që do të marrin pjesë në këtë festival 3 ditor që do të zhvillohet në Watkins Glen, New York, në muajin gusht.

Gjithashtu është bërë e ditur se shumë organizata do të bashkëpunojnë me realizuesit e këtij festivali. Kjo do të bëhet për të sjellë vëmendjen e publikut një kauzë të rëndësishme, barazinë gjinore.

Ky festival do të ketë edhe një zonë ku prindërit mund të sjellin fëmijët e tyre, e cila do të quhet ‘Kidstock’. Së fundmi, Jay Z dhe Miley Cyrus janë shprehur se janë të entuziazmuar dhe po e presin me padurim këtë event të veçantë.