Edhe pse asnjë nga palët nuk e konfirmoi kurrë, për mediat britanike lidhja mes Rita Orës dhe aktorit të famshëm Andrew Garfield ka ekzistuar dhe tashmë ka marrë fund pas muajsh.
“The Sun” , që i referohet një burimi, shkruan se Garfield ka dashur një jetë më të qetë private, ndërsa në anën tjetër, 28-vjeçarja thuhet se ndihet e shkatërruar nga vendimi i Garfield për t’i dhënë fund lidhjes së tyre pas vetëm katër muajsh.
Ata e kishin kaluar Krishtlindjen së bashku dhe vendimi i aktorit erdhi në mënyrë të papritur për këngëtaren shqiptare. “Rita është e mërzitur për të gjithë situatën. Andrew u nda me të kohët e fundit dhe për këngëtaren ka qenë e vështirë pasi kishin kaluar shumë kohë së bashku”, shkruan “The Sun”.