MENU
klinika

Rita Ora e pohon

Rita Ora kopjon Britney Spears për videon e “Only Want You” ?

08.03.2019 - 13:53

Pak ditë më parë ajo publikoi videoklipin e këngës “Only Want You”, këngë e cila deri më tani po mirëpritet prej fansave të saj.

Por pavarësisht kësaj është vënë re një detaj shumë i rëndësishëm në videon e Rita Orës dhe duket se për të mos shkaktuar polemika këngëtarja ka treguar vetë se për çfarë bëhet fjalë.

Kengetarja me origjinë shqiptare ka pohuar publikisht se për këtë video është frymëzuar nga klipi i këngëtares amerikane, Britney Spears, “Everytime”.

Hej Britney Spears kjo ishte për ty, sepse të dua shumë. I kushtoni homazhe personave që inspirojnë”, ka shkruar Rita në llogarinë personale në Instagram.

Një pjesë e mirë e skenave janë të risjella nga videoklipi i Britney Spears, por vetëm fabula ndryshon paksa. Në fillim të dyja këngëtaret shfaqen duke luftuar me jetën e tyre si personazhe të famshme dhe të pasura, por në fund ndryshe nga Britney, Rita nuk ka një fat tragjik.