MENU
klinika

Industria agropërpunuese

Roli dhe rëndësia e “Praktikave të Mira të Punës”

28.03.2019 - 14:02

Problemet e cilësisë, aq themelore për produktet e agroindustrisë, ndër të tjera kushtëzohen dhe nga mungesa e implementimit të PMP në këtë industri.

Normalisht, PMP duhet të identifikohen me një paketë kërkesash dhe proçedurash, përmes të cilave mundësohet që prodhimi të jetë higjenik dhe produkti i shëndetshëm. PMP mund të përcaktohen si aktivitet specifik dhe i dokumentuar, apo fasilitet që implementohet dhe që i korrespondon “Kërkesave të Përgjithshme të Kodeksit për Higjienën e Ushqimeve”.

Masat që lidhen me PMP implementohen në nivele të ndryshme të ndermarrjeve të prodhimit të ushqimeve dhe konkretisht:

Mjedisi: Kërkesa specifike për trajtimin, pajisjet (strukturën dhe infrastrukturën); plani i kontrollit të luftës kundër mizave dhe brejtësve; masa specifike për menaxhimin e mbetjeve; kontrolli i mundshëm i mjedisit (temperaturë dhe lagështi); furnizimi me ujë të mjaftueshëm; plani i mirëmbajtjes; plani i pastrimit dhe dezinfektimit.
Proçesi dhe produkti: Instruksionet e punës së pastrimit; kontrolli i mallarave që mbërrijnë; kontrolli i procesit; direktivat për paketim dhe etiketim; mirëmbajtja; gjurshmëria.
Personeli: Direktivat e higjienës personale; rregullat e punës për një higjienë të mirë; vëzhgime mbi shëndetin e personelit.

A. Çfarë Politikë/Strategji?

Konsideruar këtë fakt, propozojmë mbështetje me përparësi implementimin e „praktikave të mira të punës“ në industrinë agropërpunuese.

B. Pse kjo Politikë/Strategji?

Në konsiderim dhe të shqetësimeve të shoqatave të biznesit, vëmë theksin në këtë Politikë/Strategji, pasi është fakt që me gjithë investimet e bëra në fushën e agroindustrisë, implementimi “praktikave të mira të punës“ përbën një problem mjaft të rëndësishëm, sa ju takon çështjeve që lidhen me përmirësimin e cilësisë, exportet, çmimet, etj .

C. Si implementohet kjo Politikë/Strategji?

PMP janë të klasifikuara në katërmbëdhjet grupe dhe konkretisht:

Pastrimi dhe dezinfektimi; kontrolli i brejtësve dhe mizave; uji dhe cilësia e ajrit; kontrolli i temperaturës dhe regjistrimi; personeli (fasilitetet, rrugët higjienike të punës, shëndeti, trajnimi); struktura dhe infrastruktura (hapësira përreth, materialet e ndërtimit, pajisjet); mirëmbajtja teknike dhe kalibrimi; menaxhimi i mbetjeve; kontrolli i lëndës së parë; gjurmimi, kthimi i mallit, produktet jokonforme; alergjenët; kontaminimi fizik dhe kimik; menaxhimi i informacionit mbi produktin; metodologjia e punës.

Në dobi dhe në funksion të prognozimit dhe të implementimit të kësaj politike, ndër të tjera, propozojmë mbeshtetje specifike ndaj biznesit në drejtim të:

• Mbështetje për implementimin e PMP në industrinë agropërpunuese në disa prej drejtimeve të mësipërme.
• Trajnimi i punonjësve.
• Rritje të rolit të shërbimit të extensionit.
• Nxitjen e prodhimit të produkteve me emër marke.

D. Rezultatet e pritura nga kjo Politikë/Strategji.

Sjellim në vëmëndje se një Politikë/Strategji e tillë do të mund të sjellë/ofrojë një numër përfitimesh të rëndësishme.

Më konkretisht:


• Më shumë mundësi për produkte më cilësore.
• Më shumë mundësi për export.
• Çmime ëe konkuruese.
• Më shumë mundësi punësimi.
• Më shumë të ardhura.

Reduktimi i kostove të transaksioneve në industrinë agropërpunuese

Një nga kostot më të mëdha me të cilat përballet industria agropërpunuese janë padyshim kostot e transaksioneve. Në këtë kontekst, ne theksojmë nevojën e Një nga kostot më të mëdha me të cilat përballet industria agropërpunuese janë padyshim kostot e transaksioneve. Në këtë kontekst, ne theksojmë nevojën e mbështetjes me përparësi për reduktimin e kostove të transaksioineve në industrinë agropërpunuese duke u fokusuar në dy strategjtë e cituara më poshtë:

A. Çfarë Politikë/Strategji?
Mbështetje me përparësi për reduktimin e kostove të transaksioineve në industrinë agropërpunuese, me fokus: nxitjen dhe stimulimin e strategjive të integrimit vertikal, si dhe stimulimin e organizimeve të tipit „klaster“.
B. Pse kjo Politikë/Strategji?

Në konsiderim dhe të shqetesimeve të shoqatave të biznesit, vëmë theksin në këtë Politikë/Strategji, pasi është fakt që ndërmarrjet e agroindustrisë janë gjithmonë të kërcenuara sa i takon problemeve që lidhen me:

• Sasinë dhe cilësinë e lëndëve të para.
• Kostot e larta të transaksioneve për lëndët e para me origjinë importi.
• Sjelljet oportuniste mes aktorëve.
• Praninë e një roli jo domethënës të aktorëve kryesorë në zinxhirin e vlerës.
• Mungesën e fuqisë lobuese.

C. Si implementohet kjo Politikë/Strategji?
Në konsiderim të prognozimit dhe të implementimit të kësaj politike, ndër të tjera, ne propozojmë mbështetje specifike ndaj biznesit për:

• Nxitjen dhe stimulimin e strategjive të integrimit vertikal.
• Nxitjen dhe stimulimin e organizimeve të tipit „klaster“.
D. Rezultatet e pritura nga kjo Politikë/Strategji.
Sjellim në vëmëndje se një Politikë/Strategji e tillë do të mund të sjellë/ofrojë një numër përfitimesh të rëndësishme.

Më konkretisht:
Përftime ekonomike:
• Reduktim të kostove të transaksioneve për përpunuesit.
• Më shumë integrim mes fermave të prodhimit dhe industrisë përpunuese.
• Tregje të sigurta për prodhuesit e lëndëve të para.
• Më shumë mundësi për zhvillimin e bujqësisë.
• Rritje të rolit të aktorëve në zinxhirin e vlerës, e për pasojë dhe të nivelit të përfitueshmërisë.
• Më shumë mundësi për sigurimin në kohë, sasi dhe cilësi të lëndëve të para.
• Më shumë mundësi për lidhje të qëndrueshme mes llojit të lëndëve të para dhe lloit të produktit që do të prodhojë agroindustria.
• Shërbime më të mira ndaj konsumatorëve (integrimi me drejtim para).
• Më shumë mundësi për të prodhuar me emër marke.
Përftime politike:
• Më shumë fuqi lobuese për të kërkuar zbatimin e zotimeve të marra nga palët në marrveshje.
• Më pak sjellje oportuniste mes aktorëve.
• Më shumë bashkëpunim mes aktorëve.
• Më shumë lehtësi për qeverinë.

Kontratat një mundësi më shumë në zhvillimin e agroindustrisë

Problemet në furnizimin e agroindstrisë me lëndë të para, ndër të tjera, kushtëzohen jo vetëm çështje që lidhen me ofertën bujqësore, por dhe probleme që lidhen me kontratat mes prodhuesëve dhe agroindustrisë.

A. Çfarë Politikë/Strategji?
Në këtë kontekst, ne theksojmë nevojën e mbështetjes & nxitjes së strategjive të kontraktimit në maredhëniet industri përpunuese-fermë dhe anasjelltas.
B. Pse kjo Politikë/Strategji?
Në konsiderim dhe të shqetësimeve të shoqatave të biznesit, vëmë theksin në këtë Politikë/Strategji, pasi është fakt sistemi i kontraktimeve në marëdhëniet industri përpunuese – fermë dhe anasjelltas, është pothuaj inegzistente. Kjo situatë përbën normalisht kosto të madhe si për prodhuesit e lëndëve të para ashtu dhe për përpunuesit.
C. Si implementohet kjo Politikë/Strategji?
Në konsiderim të prognozimit dhe të implementimit të kësaj politike, ndër të tjera, ne propozojmë mbështetje specifike ndaj biznesit përmes politikave nxitëse ligjore dhe administrative për implementimin e strategjive të kontraktimit në marëdhëniet industri përpunuese-fermë dhe anasjelltas. Një ligj i veçantë lidhur me këtë çështje, si dhe organizimi dhe funksioni i sistemeve të arbitrimit do të ishte domosdoshmëri
D. Rezultatet e pritura nga kjo Politikë/Strategji.
Sjellim në vëmëndje se një Politikë/Strategji e tillë do të mund të sjellë/ofrojë një numër përfitimesh të rëndësishme.

Më konkretisht:

• Reduktim të kostove të transaksioneve për përpunuesit.
• Tregje të sigurta për prodhuesit e lëndëve të para.
• Integrim mes fermave të prodhimit dhe industrisë përpunuese.
• Më shumë mundësi për zhvillimin e bujqësisë.
• Rritje të rolit të aktorëve në zinxhirin e vlerës, e për pasojë dhe të nivelit të përfitueshmëriëe.
• Më shumë mundësi për sigurimin në kohë, sasi dhe cilësi të lëndëve të para.
• Më shumë mundësi për lidhje të qëndrueshme mes llojit të lëndëve të para dhe lloit të produktit që do të prodhojë agroindustria./ Universiteti Bujqësor i Tiranës