MENU
klinika

Serie A, Java 28

Roma bie përsëri, Champions i pakapshëm

16.03.2019 - 19:55

Roma e këtij sezoni vijon të ketë luhatje të mëdha dhe duket se as ardhja e trajnerit Claudio Ranieri nuk sjell rezultate. Verdhekuqtë kanë humbur 2-1 në transfertë ndaj modestëve të SPAL

Ishin vendësit e SPAL që kaluan në avantazh në minutën e 22-të, duke e mbyllur pjesën e parë 1-0 dhe duke shkuar të qetë në dhomat e zhveshjeve.

Megjithatë, Roma arrin të barazojë në minutën e 54-t. Ishte Perotti që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke rihapur takimin.

Por kur pritej që miqtë të bënin përmbysjen, vendësit përfitojnë një penallti. Petagna rikthen avantazhin në minutën e 60-të. SPAL luan mirë dhe mund të kishte shënuar sërish, ndërsa Roma ishte e pafuqishme për të marrë qoftë një pikë.

Roma mbetet në vend të pestë dhe larg dy skuadrave të Milanos, ndërsa SPAL bën një hap shumë të madh sa i përket luftës për mbijetesë.