MENU
klinika

“Tërmet” i City-t

Ronaldo “show”, Juventus përmbys Atleticon

12.03.2019 - 22:56

Cristiano Ronaldo edhe njëherë tjetër ka treguar se është fantastik. Tre gola të tij ndaj Atletico-s, që i japin fitoren 3-0 Juventus dhe bardhezinjtë kualifikohen për në fazën tjetër.

Sfida e parë kishte përfunduar 2-0 për spanjollët, por Juventus ka bërë përmbysjen e madhe dhe kjo falë Cristiano Ronaldos, që ka shënuar 2 herë me kokë dhe njëherë me penallti.

Katër minuta i janë dashur Juventus-it për të gjetur golin në “Allianz Stadium” kundër Atletico Madrid me Chiellini-n, por arbitri Kuipers e ka anuluar për një faull të Ronaldo-s ndaj portierit Oblak.

Vendimi i gjyqtarit është pasuar nga protestat e lojtarëve bardhezinj, të cilët e kanë rrethuar holandezin.

Por Cristiano Ronaldo ka zhbllokuar ndeshjen kundër Atletico Madrid në minutën e 27-të. Bernardeschi ka krosuar nga krahu i majtë dhe portugezi e ka dërguar topin në rrjetë pas një “fluturimi” që ka kapur në befasi mbrojten mike.

konica sportkonica sport mobile

Me të nisur pjesa e dytë, është heroi i ndeshjes Cristiano Ronaldo që ka përdorur përsëri kokën ë tij për të shënuar golin e dytë personal dhe të dytin e Juves në minutën e 49-të.

Portieri Oblak ka arritur ta presë topin, por pasi kishte kaluar vijën fatale. Juventus beson shumë dhe në minutën e 86-të ka penallti për vendasit. Nga pika e bardhë gjuan saktë Ronaldo dhe kampionët e Italisë bëjnë përmbysjen e madhe.

Ndërkohë, Manchester City, pasi ka fituar 3-2 në Gjermani ndaj Schalke-s, fitoi 7-0 në kthim, duke turpëruar gjermanët. Një kualifikim me shumë lehtësi nga skuadra e Pep Guardioa-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN