MENU

Formula 1 & Moto GP

Rossi dhe Hamilton ndërrojnë vendet

18.03.2019 - 22:30

Po plotësohen dy ëndrrat e dy pilotëve, një të Formula 1 dhe një të Moto GP, dy legjendave që dominojnë këto sporte prej më shumë se 10 vitesh.

Anglezi Lewis Hamilton dhe italiani Valentino Rossi kanë vendosur të shkëmbëjnë vendet në fund të këtij sezoni. Kjo gjë dukej si një ëndërr pak kohë më parë, po dy pilotët e garave kanë vendosur të takohen dhe shkëmbejnë mjetet e garave.

Piloti i Mercedes do të pilotojë motorin Yamaha të Rossit, ndërsa italiani do të provojë makinën Mercedes të britanikut, por pas mbarimit të sezonit.

Rossi ka provuar një makinë të Formula 1, pasi ka kryer disa teste me Ferrarin në vitet 2004-2010. Kjo është një dashuri e gjatë mes pilotit kampion të Moto GP dhe “kokëkuqes”, por që asnjëherë nuk u konkretizua.

Ndërsa Hamilton gjithnjë ka shprehur pasionin që ka për motorët dhe këtë herë do të provojë një motor garash. Vitin e kaluar britaniku deklaroi se nuk do të ishte habi të pilotonte në Moto GP.

Nuk dihet saktë se ku do të ndodhë ky shkëmbim i vendeve mes dy pilotëve, por gjasat janë që kjo të kryhet në dhjetor, pas garës së fundit të Botërorit 2019 të Formula 1.

Pilotët pritet të takohen në pistën e “Yasa Marina”, në Abu Dhabi, pak ditë pasi të ketë përfunduar sezoni sportiv. Rossi e ka ftuar Hamilton që të kalojnë së bashku disa ditë në vilën e tij pranë Monza.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN