Rotavirusi shkakton diarre dhe përhapet lehtësisht tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
Disa fëmijë mund të kenë diarre të rënda, të dehidratohen dhe duhet të shtrohen në spital.
Mbroni fëmijën tuaj me vaksinën e rotavirusit.
Sëmundja e Rotavirusit është e zakonshme tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Rotavirusi mund të shkaktojë diarre të rëndë, të vjella, ethe dhe dhimbje barku. Disa fëmijë me sëmundje rotavirusi humbasin shumë lëngje dhe bëhen shumë të dehidratuar.
Rotavírusi përhapet lehtë tek fëmijët. Një fëmijë mund të marrë rotavirusin aksidentalisht nga një fëmijë tjetër që ka rotavirus. Kjo mund të ndodhë nëse një fëmijë vendos në gojë duart e palara ose një objekt, ushqim ose lëngje të kontaminuara.
Fëmijët kanë më shumë gjasa të marrin rotavirusin në periudhat nga dhjetori në qershor.
Rotavirusi mund të shkaktojë dehidratim të rëndë.
Simptomat e dehidrimit:
-Urinim i paktë;
-Tharjen e fytit dhe gojës;
-Ndjenja e trullosjes kur qëndron në këmbë;
-Një fëmijë i dehidratuar mund të qajë me pak ose pa lot dhe të jetë jashtëzakonisht i përgjumur ose i shqetësuar.
Parandalimi i dehidrimit:
Ju mund të ndihmoni të parandaloni që fëmija të dehidratohet duke i dhënë shumë lëngje. Solucionet orale të rehidratimit (ORS) ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e dehidrimit. Këto janë zakonisht në dispozicion në farmaci. Nëse nuk jeni të sigurt për mënyrën e përdorimit të ORS, konsultohuni me mjekun.
Mbroni fëmijën me vaksinë Rotavirusi!
Mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijën nga rotavirusi është me vaksina . Pothuajse të gjithë fëmijët që marrin vaksina rotavirus (85 deri 98 % ) do të mbrohen nga sëmundja e rëndë e rotavirusit . Shumica e fëmijëve të vaksinuar nuk do të sëmuren fare nga rotavirusi.
Ka dy vaksina të ndryshme të rotavirusit. Të dyja janë jepën nga goja.
Rotateq® – Foshnjat duhet të marrin tri doza të kësaj vaksine – në 2 muajsh, 4 muajsh dhe 6 muajsh.
Rotarix® – Foshnjat duhet të marrin dy doza të kësaj vaksine – në moshën 2 muajsh dhe 4 muajsh.
Fëmijët duhet të marrin dozën e parë të të dyja vaksinave para se të jenë 15 javësh dhe të gjitha dozat duhet të përfundohen para moshës 8 muajshe.
Mijëra foshnje në vit kanë bërë vaksina rotavirusi në mënyrë të sigurtë.
Megjithatë, disa studime kanë treguar një rritje të vogël në rastet e intussusception nga vaksinimi rotavirus. Intussusception është një bllokim zorrësh që trajtohet në spital dhe mund të kërkojë kirurgji. Është vlerësuar se rreziku i intussusception është 1 në çdo 100.000 foshnje pas vaksinimit. Intussusception ka më shumë gjasa të ndodhë brenda javës së parë pas dozës së parë ose të dytë të vaksinës.
Mjekët vazhdojnë të rekomandojn ë që foshnjat të bëjnë vaksinat e rotavirusit. Përfitimet e vaksinës janë më të mëdha se rreziku i vogël i intussusceptimit.
Falë vaksinës rotavirus ka pasur një rënie dramatike të numrit të fëmijëve që janë hospitalizuar për shkak të sëmundjes së rotavirusit.