MENU
klinika

" Ora biologjike më thërret"

Këngëtarja: Momenti të bëhem nënë

24.03.2019 - 11:23

E sukseshme dhe e angazhuar në karrierën e saj si këngëtare, aktore, moderatore por edhe si sipërmarrëse, një nga femrat në qendër të vëmendjes së medias, Rozana Radit nuk i mbetet shumë kohë për veten.

E ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ me Rudina Dembacajn, këngëtarja tha se tani është koha që edhe ajo  ti dedikohet më shumë vetes dhe partnerit dhe pse jo edhe të sjellë në jetë një fëmije.

Nuk kam patur kohë të bëhem nënë. Kam qenë shumë e zënë. Por sigurisht, ka ardhur momenti biologjik që duhet ta marrim seriozisht dhe ti futemi punës“, është shprehur Rozana Radi, duke i bërë kështu fansat e saj të presim dhe besojnë në ndryshime të shpejta nga Rozi.